Oferta e papritur

Futboll

Oferta e papritur

Më: 11 mars 2021 Në ora: 14:03
Oferta e papritur

Dy vite më parë Angelo Ndrecka u bë lojtari më i ri shqiptar që aktiviohet në Serinë A. Në atë kohë, Ndrecka ishte lojtar i Kievos dhe më pas u transferua tek klubi elitar i Italisë, Lacio.

Djaloshi shqiptar luan si mbrojtës i majtë dhe është pjesë e të rinjëve të kryeqytetasve.

Megjithatë së shpejti mund të vijë divorci edhe me Lacion, me të cilin ka kontratë deri në 2022. Mediat italiane flasin së fundmi për një kalim të Ndreckës në Premier Ligë. Sipas medias “Laziopress.it”, drejt menaxherit të lojtarit ka ardhur një ofertë mjaft e rëndësishme nga një klub anglez.

Megjithatë në këte artikull nuk publikohet me saktësi emri i skuadrës që është e interesuar për të marë shërbimet e Angelo Ndreckës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat