Conor e nënvlerësoi Dustin

Futboll

Conor e nënvlerësoi Dustin

Më: 11 mars 2021 Në ora: 14:07
Conor e nënvlerësoi Dustin

Presidenti i UFC-së, Dana White, dy muaj nga eventi UFC-257, ku Dustin Poirier mposhti me “KO teknik” Conor McGregor, ka folur për humbjen e irlandezit dhe mundësinë e zhvillimit të një tjetër dueli mes dy sportistëve.

“Më pëlqen ideja e një dueli tjetër mes tyre, sidomos kur në kafaz sheh një Conor më motivuar.

Gjithsesi, kjo është një çështje që do të diskutohet në vijim”, u shpreh numri 1 i arteve marciale mikse.

Gjithsesi, për sa i përket sfidës së janarit, White shton: “Unë mendoj se Conor e nënvlerësoi Dustin në këtë duel. Conor e kishte mendjen në gjëra të tjera dhe nuk ishte i fokusuar tek dueli i janarit ndaj Poirier. Kjo bëri që ai të humbiste sfidën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat