Balotelli s’i lë prapësitë, shtang shokun e skuadrës me idhullin e tij

Futboll

Balotelli s’i lë prapësitë, shtang shokun e skuadrës me idhullin e tij

Më: 11 mars 2021 Në ora: 14:41
Mario Balotelli

Mario Balotelli nuk ndryshon kurrë. Sulmuesi italian kaloi te Monza në merkaton e dimrit dhe po bën  maksimumin për të ndihmuar ekipin në realizimin e objektiviti Serie A.

Davide Diaw ishte një nga përforcimet e Monzës në janar. “Idhulli im? Musa Barrow i Bolognas“, deklaroi sulmuesi 29-vjeçar i ardhur nga Pordenone.

Kaq ka mjaftuar që Balotelli t’i mbushë makinën shokut të skuadrës me fotot e sulmuesit afrikan të skuadrës së drejtuar nga Sinisa Mihajlovic.

? LO SCHERZO DI MARIO BALOTELLI ? al compagno del Monza Diaw ?️ VIDEO

Posted by Sky Sport on Thursday, March 11, 2021

Jo vetëm kaq, Balotelli vendosi fotot e Barrow edhe në portofolin, shapkat, celularin dhe çdo gjëjë personale të Diaw. “Barrow është idhulli i tij, kështu që e kënaqëm plotësisht Diaw“, shkruan Balotelli në rrjetet sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat