Daku het-trik, Ballkani tregon fuqinë në Podujevë! Humbje rëndë e Arbërisë!

Futboll

Daku het-trik, Ballkani tregon fuqinë në Podujevë! Humbje rëndë e Arbërisë!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 mars 2021 Në ora: 14:59
Daku het-trik, Ballkani tregon fuqinë në Podujevë!  

Skuadra e Ballkanit ka arritur tre pikë të mëdha nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa futbollisti i saj Mirlind Daku realizoi het-trik. Ballkani shënoi fitore me rezultat 6:2 ndaj Arbërisë nga Dobraja e Madhe.

Arbëria në cilësinë e vendasit luajti në Podujevë por kjo fushë nuk  i solli fat. Daku tregoi efikasitet të lartë dhe ishte i tmerrshëm për portën rivale.  

ër Ballkanin shënuan Arbër Hoxha (33'), Mirlind Daku (42', 65' e 67'), Nazmi Gripshi (50'),  Mevlan Zeka (78') dhe për Arbërinë Almir Kryeziu (64'), Marclei Cezar (74’).

Ballkani mban vendin e dytë me 52 pikë, ka dy me pak se lideri Drita dhe dy më shumë se Prishtina që gjendet një pozitë më poshtë dhe Arbëria është në vend të 8-të me 26 sosh.
 
Superliga e Kosovës

Drita-Gjilani 2:0
Arbëria-Ballkani 2:6
Prishtina-Besa 5:1
Llapi-Drenica 3:3
Trepça ’89-Feronikali 0:0

Tabela
1. Drita    24    16    5    3    38:18    53
2. Ballkani    24    16    3    5    56:30    51
3. Prishtina        24    15    5    4    44:15    50
4. Gjilani    24    8    9    7    22:24    33
5. Trepça ’89    24    9    5    10    26:32    32
6. Feronikeli    24    6    10    8    27:22    28
7. Llapi    24    8    3    13    28:31    27
8. Arbëria    24    7    5    12    24:35    26
9. Drenica    24    6    7    11    19:34    25
10. Besa    24    1    4    19    16:59    7
Në javën e 25-të do të takohen: Drenica-Arbëria, Ballkani-Drita, Besa-Llapi, Feronikeli-Prishtina dhe Gjilani-Trepça '89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat