Nuhiu krenar pas fitores kundër Gjilanit, ja çfarë thotë

Futboll

Nuhiu krenar pas fitores kundër Gjilanit, ja çfarë thotë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 15:13
Nuhiu krenar pas fitores kundër Gjilanit, ja çfarë thotë

Drita ka fituar derbin e zjarrtë lokal ndaj Gjilanit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Kosovës.

“Intelektualët” kanë fituar përballjen ndaj rivalit të urryer “Skifterave” dhe kanë vazhduar serinë pozitive dhe kryesimin e kampionatit, ndërsa rivalët e tyre po thellohen në krizë ndeshje pas ndeshje.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu u shpreh i lumtur pas ndeshjes.

“Jam shumë i kënaqur me fitoren. Lojtarët e dhanë maksimumin. Jam i lumtur që asnjëherë nuk na rrezikoni kundërshtari përveçse një goditje nga larg. Këtë fitore ia dedikojmë tifozëve “Intelektualët” që gjithmonë janë afër nesh edhe pse nuk po janë në stadium”, ka thënë Ardian Nuhiu për Art Motion.

Pas kësaj fitore, Drita rikthen pozitën e parë me 53 pikë, ndërsa Gjilani renditet në vendin e katërt me 33 pikë.

Në ndeshjen e radhës, ‘Intelektualët’ luajnë në udhëtim te Ballkani, ndërsa ‘Skifterat’ e presin Trepçën ’89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat