Mbappe poston foto me Leo Messin, nuk dihet qëllimi i saj

Futboll

Mbappe poston foto me Leo Messin, nuk dihet qëllimi i saj

Më: 11 mars 2021 Në ora: 16:02
Leo Messi, Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ishte “fajtori” kryesor i eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve.

Ylli francez e ndihmoi skuadrën e tij Paris – Saint – Germain që ta mposht klubin katalanas duke shënuar katër gola në dy ndeshje.

Pas ndeshje u spekulua se ai nuk ishte i interesuar t’i ndërronte fanellat me yllin argjentinas dhe e bëri atë me Pedrin, por duket se kjo nuk kishte të bënte me realitetin.

Sot, Mbappe ka postuar një fotografi në profilin e tij në “Twiiter” ku shihet afër Leo Messit gjatë ndeshjes të së mërkurës dhe derisa e shikon me admirim atë duke buzëqeshur.

Nuk dihet nëse ky është një mesazh për nja bashkim të mundshëm të tyre tek Barcelona apo PSG, por gjithçka mbetet e hapur në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat