Një tjetër ish-futbollist shqiptar vdes

Futboll

Një tjetër ish-futbollist shqiptar vdes

Më: 11 mars 2021 Në ora: 16:42
Një tjetër ish-futbollist shqiptar vdes

Një tjetër ish-futbollist i Tiranës është ndarë nga jeta. Sadik Struga është i fundit që pikëllon bardheblutë para derbit me Partizanin.

25 herë kampionët e vendit kanë dhënë lajmin e hidhur dhe i shprehin ngushëllimet e tyre familjarëve të Strugës, i cili ka qenë pjesë e Tiranës në vitet ’50.

“Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Sadik Struga. Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e ish-futbollistit, i cili dha një kontribut të madh për sportin.

Ai mbajti veshur fanellën e Tiranës si mbrojtës i djathtë në vitet ‘50”, shkruhet në postimin e bërë nga klubi i Tiranës në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat