Finalja e madhe

Futboll

Finalja e madhe

Më: 11 mars 2021 Në ora: 17:04
Finalja e madhe

Edicioni i dymbëdhjetë i Kupës së Shqipërisë për femra ka arritur në aktin final. Vllaznia dhe Apolonia janë dy skuadrat që kanë siguruar finalen e madhe pas ndeshjeve gjysëmfinale që u luajtën këtë mesjavë, me shkodranet që mundën ditën e djeshme Tirana AS dhe Apoloninë që triumfoi sot ndaj Tiranës, me ndeshjen e luajtur në Loni Papiҫiu.

Vllaznia priti në “Reshit Rushi” vajzat e Tirana AS, një përballje ndërmjet fitueses në fuqi të Kupës së Shqipërisë dhe Tirana AS si fituese e parë në histori e këtij kompeticioni.

Ndeshja u dominua e gjitha nga kuqeblutë që shënuan nga katër gola në ҫdo fraksion loje. Megi Doçi hapin serinë e golave në minutën e 4-të.

Goli i qetësisë erdhi në minutën e 13-të me Esi Lufon. Doçi shënoi edhe dy herë të tjera në minutat 28-të dhe 35-të për të shkuar në dhomat e zhveshjes me rezulatin 4-0. Fraksioni i dytë i lojës nisi si i pari, me golin e sulmueses Megi Doçi që shënoi golin e katërt personal dhe të pestin për Vllazninë në minutën e 62. Zarka është autorja e dy golave të rradhës në minutat 67-të dhe 68-të. Goli i fundit i ndeshjes u shënua nga Zylfije Bajramaj 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Ditën e sotme në Fier u luajt ndeshja e dytë gjysëmfinale, që sipas shortit kishte vendosur përballë Apoloninë me Tiranën. Vajzat fierake janë ato që siguruan kalimin në finalen e tretë radhazi ku do të gjejnë Vllazninë që i ka mundur në finalet e dy viteve të fundit.

Përballja ndaj vajzave bardheblu ishte e luftuar deri në minutat e fundit. Pjesa e parë e ndeshjes u vendos nga autogoli i Alijajt në minutën e 21-të. Tirana reagon dhe shikon më shumë drejt portës së fierakeve por pa arritur të gjejë golin, të cilin e gjen Apolonia në minutën e 88-të me Kastratin për të vulosur rezultatin final 2-0. Apolonia siguron në këtë mënyrë finalen e tretë radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat