Shkëmbi i kënaqur me fitoren e sotme, përmend edhe Dritën

Futboll

Shkëmbi i kënaqur me fitoren e sotme, përmend edhe Dritën

Më: 11 mars 2021 Në ora: 17:30
Shkëmbi i kënaqur me fitoren e sotme, përmend edhe Dritën

Ballkani ka arritur një fitore të thellë si mysafir i Arbërisë me rezultat 6:2.

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, i ka përgëzuar lojtarët pas ndeshjes, por ka thënë se ka vend për përmirësime.

“Nuk është asnjë mesazh për Dritën kjo fitore sot. Është një fitore e cila më pëlqeu.

Më pëlqeu se si luajtëm. Pjesa e sulmit ia doli të shënojë. Pavarësisht rezultatit patëm disa probleme që duhet t’i përmirësojmë.

Kam ardhur të punojmë me futbollistët dhe të arrijmë rezultate që synojmë. Në fund do t’i bëjmë llogaritë”, u shpreh Shkëmbi.

Ballkani zë vendin e dytë me 51 pikë, kurse Arbëria është e teta me 26 pikë.

Në javë e ardhshme, Suharekasit do të zhvillojnë ndeshjen e rëndësishme me Dritën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat