Ismeti - 37 vite në KF Prishtina, i dha rrogë Fadil Vokrrit, Çiro Bllazheviqit, Fadil Muriqit dhe sot....

Futboll

Ismeti - 37 vite në KF Prishtina, i dha rrogë Fadil Vokrrit, Çiro Bllazheviqit, Fadil Muriqit dhe sot....

Nga: Kemajl Goca Më: 11 mars 2021 Në ora: 18:34
Ismet Grainca

Burrë i fortë, i fjalës, i papërtueshëm, e respekton punën deri në pikën e fundit dhe i përpiktë në çdo gjë, nuk ta falë as gabimin me të vogël, kërkon vetëm saktësi e korrektësi sikur të jetë i rritur në frymën gjermane dhe zvicerane. Pak a shumë edhe i ngjan si fytyrë botës perëndimore!

Është Ismet Grainca, që jeton e vepron në Ferizaj por punon në Prishtinë. 

Njeriu që kaloi rininë me të mirë dhe tani po futet edhe në kohën e pleqërisë në klubin me renome të futbollit Prishtina, shumë vite si arkatar dhe tani si administrator. 

Është pjesë e klubit që nga koha kur ishin në maje të suksesit, në ligën e parë ish jugosllave. 

Ai u punësua në vitin 1984 në KF Prishtina, në kohën e gjeneratës së artë të Prishtinës, që ka qenë më shumë se krenari, në periudhën e kapitenit Fadil Vokrri, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës, Zoran Batroviqit, Mensur Nexhipit, Agim Canës, Edmond Rugovës, Jusuf Tortoshit, Faton Domit, Favzi Ramës, Neshet Zhavelit, Shukri Paçaradës, Sahit Kelmendit, Xhevdet Muriqit, Afrim Tovërlanit, Rade Zallad, Skënder Shengylit, Ramadan Cimilit, Darko Bellojeviqit, Rafet Prekazin, Faruk Domit, Gani Llapashticës, Rade Stevanoviqit, Rexhep Gaxhollit, Ramiz Krasniqit, Arbnor Morinës, Behajdin Gjinalit, Kujtim Lleshit, Abdyl Bellopojës, Goran Popuvacit, Rifat Mehinoviqit, Shefqet Sinanit, Isa Sadriut, Stoimir Urosheviqit, Vlladisllav Gjukiqit, Fahredin Durakut, Arsim Gashit, Fadil Berishës, Muhamet Kolenoviqit, Muharrem Sahitit, Salih Lugollit, Sadik Rrahmanit, Dragan Lepenicës, Sllavenko Kuzeleviqit, Zoran Lemajiqit etj. pastaj edhe të brezit tjetër që erdhën më vonë, si Ardian Kozniku, Besnik Kollari, Arbër Hasangjekaj, Shefqet Lajçi, Fehmi Hyseni, Bozhidar Vuksanoviqit, Eroll Salihu, Adil Vokrrit, Avni Stublla, Goran Gjoroviqit, Abdullah Rafuna, Sunaj Keçi, Ibrahim Domit, Nazmi Rama etj. 

Grainca edhe sot është pjesë e Prishtinës dhe tash e 37 vite, njeriu që nuk u ndal dhe as nuk ndalet, qoftë diell, shi, borë e stuhi, ai është në krye të detyrës. Personalitet i respektuar kudo, që nga presidenti i klubit Remzi Ejupi.

Grainca, burrë i rrallë, që iu ka dhënë rroga, që nga Fadil Vokrri, Fadil Muriqi, Kujtim Shalës, etj. trajnerit të njohur boshnjak Fuat Muzoroviq, pastaj kroatit të famshëm Mirosllav Çiro Bllazheviq, po ashtu Ajet Shoshollit, Hysni Maxhunit, Erdogan Celinës, Millovan Gjoriqit, Josip Duvançiqit, Milan Zhivadinoviqit etj.  Grainca edhe sot është vital, madje punon më shumë se sa një 20 – vjeçar dhe është shumë i përkushtuar.

Ai nuk do asnjë sekondë që t’i shkon huq.  

Kur kujton periudhat e ndryshme, gjithmonë emocionohet por i është falënderues përgjithmonë klubit të futbollit Prishtina, sepse për të është si familje apo shtëpia e dytë për të.

Grainca ka përjetuar atmosferë braziliane në Prishtinë, me mbi 40 mijë shikues kundër Hajdukut të Splitit, Dinamos së Zagrebit, Partizanit dhe Cërvena Zvezdës nga Beogradi etj. Shkurt e shqip, Grainca gjithmonë flet me maturi dhe vetëm me fakte, i urren thashethemet. Edhe tre vite dhe katër dekada me Prishtinën, që i dha lumturi kudo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat