Munishi e komenton fitoren e Dritës ndaj Gjilanit

Futboll

Munishi e komenton fitoren e Dritës ndaj Gjilanit

Më: 11 mars 2021 Në ora: 18:25
Munishi e komenton fitoren e Dritës ndaj Gjilanit

Drita ka mposhtur rivalin e përbetuar Gjilanin me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros së 24-të të Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.com.

Trajneri i njohur shqiptar, Ismet Munishi, tashmë në rolin e analistit në emisionin “Ekipi A” në televizionin ATV ka deklaruar se Drita e ka merituar fitoren ndaj Gjilanit.

“Drita sot ishte me të vërtetë skuadër që e dominojë derbin, ishin shumë më konkrekt, krijuan raste, i shkuan të gjitha gjërat për dorë, golin e parë e shënuan me kohë, pastaj edhe golin e dytë, shkuan në pushim me epërsi të mirë. Gjatë gjithë kohës e kishin lojën në kontrollë, duhet të theksuar një paraqitje shumë të mirë të Ardian Limanit, Betim Haxhimusës dhe Astrit Fazliut”, deklaroi Munishi..

“Intelektualët” ishin dominues gjatë gjithë takimit , teksa golat u shënuan në pjesën e parë nga Namani në minutën e 11-të të takimit, teksa goli i dytë erdhi nga kapiteni i ekipit, Ardian Limani i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 39-të.

Në pjesën e dytë nuk pati gola, teksa më meritori për këtë ishte portieri i Gjilanit, Enea Koliçi.

Drita me këtë fitore rikthehet në pozitën e parë në tabelë me 53 pikë, dy më shumë se Ballkani që gjendet në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat