Këshilli i Lartë i Sporteve për ndeshjen Spanjë-Kosovë: Nuk është vetëm ky problem

Futboll

Këshilli i Lartë i Sporteve për ndeshjen Spanjë-Kosovë: Nuk është vetëm ky problem

Më: 11 mars 2021 Në ora: 18:43
Këshilli i Lartë i Sporteve, ja çfarë garanton për ndeshje Spanjë-Kosovë

Këshilli i Lartë i Sporteve (CSD) garanton që ndeshja Spanjë-Kosovë, e cila do të luhet më 31 në Sevilla për kualifikimet për Kupën e Botës Katar 2022, do të zhvillohet në kushte të normalitetit absolute, por pa nënkuptuar njohje politike të Kosovës.

Kjo u deklarua këtë të enjte në Senat nga presidentja e organizatës, Irene Lozano, e cila shpjegoi se pas shortit ku në një grup ishin Spanja dhe Kosova, u formua një grup pune me praninë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, CSD dhe Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF), transmeton Telegraf. “Janë marrë një sërë vendimesh që do të lejojnë zhvillimin e lojës.

Nuk është vetëm ky problem. Kushtet në të cilat loja do të zhvillohet janë brenda normalitetit absolut dhe nga vlerësimi nuk nënkupton ndryshimin e pozicionit politik të Spanjës”.

Senatori Assumpció Castellví (GPN), ka pyetur për kërcënimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për të mos luajtur ndeshjen, pasi Kosova ishte përcaktuar si “territor” nga RFEF, duke treguar se :”Kosova është shtet i pavarur i njohur nga shumica e vendeve më të zhvilluara dhe demokratike në botë dhe një anëtar i barabartë i UEFA dhe FIFA që nga maji i vitit 2016″.

Lozano iu përgjigj kësaj pyetje dhe shpjegoi hapat që do të tentojnë t’i marrin në vazhdim.

“Ajo që ka bërë CSD është të zhvillojë një bisedë ndërmjet Federatës Spanjolle dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, në mënyrë që RFEF të flasë me Federatën e Kosovës dhe që udhëzimet politike që kanë dal nga Punët e Jashtme të transferohen dhe të jenë korniza në të cilën kemi punuar. Kosova si shtet i pavarur, por kjo nuk do të thotë që Spanja nuk merr pjesë në garat në të cilat merr pjesë Kosova.

Kjo është një nga virtytet më të mëdha të sportit, të jesh në gjendje të kapërcesh mosmarrëveshjet e një lloji tjetër”, ka thënë Lozano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat