Liria humb durimin, shkarkon komplet shtabin teknik! Drejtori jep dorëheqje 

Futboll

Liria humb durimin, shkarkon komplet shtabin teknik! Drejtori jep dorëheqje 

Nga: K.G. Më: 11 mars 2021 Në ora: 19:27
Liria humb durimin, shkarkon komplet shtabin teknik! Drejtori jep dorëheqje 

Skuadra me renome e futbollit Liria nga Prizreni, humb durimin, duke shkarkuar komplet shtabin teknik, sidomos pas humbjes së sotme me rezultat 1:0 nga Malisheva, në kuadër të javës së 18-të të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A. 

“Shkarkohet Naci Sensoy dhe shtabi teknik” Gjithashtu, shkaku i situatës së krijuar, nga pozita e drejtorit, jep dorëheqje Erxhan Dana.

Me dt.11.03.2021 Bordi i  KF Liria mbajti mbledhjen të jashtëzakonshme, ku shqyrtoi analizën e deritashme të fillim stinorit pranveror dhe rrjedhën e ngjarjeve pas ndeshjes së fundit.

Vëmendje kryesore ishin rezultatet e dobëta të cilat e kanë përcjell klubin edhe në pjesën pranverore. 

Po ashtu, theks i veçantë iu kushtua sjelljeve jo sportive të trajnerit, Naci Sensoy që nga kthimi prej fazës përgatitore në Durrës, e që kulmuan me ndeshjen e luajtur me Malishevën.

Për hir të opinionit, duam të sqarojmë që angazhimi i trajnerit Naci Sensoy është bërë me qëllimin më të mirë dhe me ambiciet për t’u rikthyer në Superligë. Atij, i janë lënë duart e lira të zgjedhë shtabin teknik, sikurse edhe që ka sjellur shumicën e përforcimeve, duke i përzgjedhur vetë.

Ne, e kemi ditur që angazhimi tij dhe përforcimet kanë një kosto të madhe, por që ato janë bërë me qëllimin më të mirë, arritjen e rezultateve.

Ne, i siguruam kushte për punë në të gjitha aspektet që ai kërkoi, sidomos në ato financiare.

Mirëpo, sjelljet e tij kanë qenë në vazhdimësi të vrazhda e përçmuese ndaj klubit, veqanërisht raportet me drejtorin. Por, që i kemi toleruar me qëllimin se synonim, kthimin në elitë.

Liria nën drejtimin e Sensoyt, në 4-tër ndeshje, nga 12-të pikë të mundshme, mori vetëm 5 pikë.
Përpos rezultateve  jo të mira,  ai ka patur dhe sjellje akuzuese, të patolerushme ndaj Bordit. Kjo sjellje e tij e vrazhdë, ka tejkaluar çdo kufi, sidomos pas ndeshjes me Malishevën, të cilën Liria e humbi, e që fajtori kryesor ishte ai dhe shtabi teknik.

Në vend se të pranonte këtë fakt, ai u sollë shumë keq me drejtues të klubit, duke mos qenë vetë kritik, por në të njëjtën kohë duke hedhur akuza, të paqena ndaj drejtuesve të klubit.

Pas analizës së thuktë dhe diskutimeve të anëtarëve të Bordit, u vendos unanimisht që ai të shkarkohet bashkë me shtabin teknik.

Gjithashtu, Bordi miratoi edhe dorëheqjen e drejtorit, Erxhan Dana.
Kujtojmë edhe njëherë opinionin se përgjegjësia për rezultatet e dobëta është e Naci Sensoyt, tashmë ish trajnerit, ngase ai solli të gjitha përforcimet. 

Ne, si Bord i qëndruam në çdo aspekt afër për krijimine kushteve sa më të mira për punë.
Por, injoranca e tij, e sjelljet e vrazhdëta dhe  rezultatet e dobëta, na bënë të sjellim vendimin për shkarkim. Opinioni shpejt do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik”, njofton Qemal Krasniqi, kryetar i klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat