Legjenda e futbollit e kallte në makinë me Mensur Nexhipin: Disa futbollist ikën për në Serbi

Futboll

Legjenda e futbollit e kallte në makinë me Mensur Nexhipin: Disa futbollist ikën për në Serbi

Nga: K.Goca Më: 11 mars 2021 Në ora: 22:20
Legjenda e futbollit e kallte në makinë me Mensur Nexhipin: Disa futbollist ikën për në Serbi

Legjenda e futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, kujton një moment të para 40 viteve. Nuk ishte vetëm në makinë ish portieri i mirënjohur në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, por e kishte me vete edhe legjendën tjetër, Mensur Nexhipi, ish lojtar i Trepçës dhe i Prishtinës.   

"Po bëhen - 40 vite nga  demonstratat e 81-shes..

Trepça, Trepça , Kosova , Kosova...

Si sot, më kujtohet, ishim banor në Hotel 3 në Zveçan disa futbollistë të KF Trepça. Pas mëngjesit u nisem për në stërvitje, unë me  Mensur Nexhipi, Bylbyl Sokoli dhe Shubariçin, me automobilin tim. Si zakonisht , rruga përherë deri te stadiumi shoqërohej me një muzikë të kohës. Rrugën prej Zveçani në Mitrovicë e kishin ndaluar policia për qarkullimin... po neve na lëshuan duke na sugjeruar kujdes! Kolona e shkollës së mesme me brohoritje e parulla ishin drejtuar qendrës së Mitrovicës...

Posa arritëm të varrezat- menza e minatorëve -ishte kryekolona me prijësit e tyre me plotë pankarta të demonstruesve... Kur na panë neve filluan të brohorasin Trepça, Trepça...

Jo ,që nuk i tejkaluam, po iu bashkuam turmës, duke vozitur me ngadalë paralel  me ta ...

Me dritare të hapura të automobilit  tim, për muzikën përkujdesej Mensuri... me këngët patriotike të Haxhi Maqallarës ... Ganimete krenaria jonë, jo nuk ke vdekë lulëkuqja e Gjakovës në maksimumin e tonit edhe demonstruesit iu bashkuan këngës... 

Duart tona ishin mbi kulmin e automobilit duke aplauduar, trumbetuar e ngallëzmuar tërë kolonën që ne e shoqëronim, sikur t'ishim koordinuar paraprakisht që ne të bënim një demonstrim të tillë...! Çudia më e madhe ishte se edhe kolegu i ynë, serbi Shubariqi ishte sikur edhe ne aktiv e i zëshëm. 

I shoqëruar deri te Poleti në kthesë kah shkolla teknike - aty na drejtoj policia...!? Ne vazhduam të intuazmuar drejtë stadiumit, ku kishim stërvitje, të cilat ishin për shumë bashkëlojtarë atmosfera e zymtë dhe frikësuese., disa futbollist edhe besa edhe ikën për në Serbi!?

Po ne ishim të vëzhguar e vërejtur mirë (që më vonë na treguan...!) nga  ‘dashamirët’ e shumtë, e që më vonë e paguam ne disa , me injorim e urrejtje... pas demonstratave pason bllokadë totale  në Kosovë, duke mos lejuar kurrfarë aktiviteti e grumbullimi apo zhvillimin e ndeshjeve kampionale (në territorin e Kosovës) e që ne u detyruam lojërat si vendas  ti luajtëm në Pirot, Prilep, Kragujevc...

Prej, asaj kohe,  edhe sot e kësaj dite kurrë nuk na u nda gazepi  Kosovës tonë të dashur...Policia dhe ushtria e ati shteti jugosllavi përkujdesej për rend e qetësi...!? 

Për parullën ‘vëllaznim - bashkim" për zhdukjen e burgosjen e irredentistëve e separatistëve ... E që vazhdon deri me sot ,, përkujdesja" e ati shteti barbar, e që  lirinë gjakosur paguam shumë shtrenjtë; me mijëra e dhjetëra të vrara, zhdukje e me mijëra vite burgosjeve , shkatërrimeve kalljeve...!!!

Kosova e ka historinë. Do të shkruhet e lexohet, kurrë mos të harrohet brez pas brezi...”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat