Gabon Arsenali, Olympiacos barazon rezultatin

Futboll

Gabon Arsenali, Olympiacos barazon rezultatin

Më: 11 mars 2021 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Skuadra e Arsenalit ka bërë një gabim në mbrojtje ndaj dhe është ndëshkuar ndaj Olympiacos.

Arsenali nuk ndalet me gabime në mbrojtje.

Si duket loja e Artetas që skuadra të ndërtojë aksione nga mbrojtja është duke i kushtuar skuadrës.

Granit Xhaka gaboi një pasim që i kushtoi me gol ndaj Burnleyt dhe tani Dani Cebalos ka gabuar njejt.

Këtë herë ishte, Dani Cebalos i cili duke qarkulluar topin në mbrojtje, u shpërqendrua dhe i dha mundësinë Olympiacosit të barazonte.

El Arabi i vodhi topin dhe shënoi në portën e Lenos min (58’).

Rezultati momental, Olympiacos 1-1 Arsenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat