Tottenhami mposht Dinamon e Kastratit dhe Ademit

Futboll

Tottenhami mposht Dinamon e Kastratit dhe Ademit

Nga: K.G. Më: 11 mars 2021 Në ora: 22:59
Harry Kane

Tottenhamit i Jose Mourinhos ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Dinamos nga Zagrebi.

Futbollistët shqiptarë, Arijan Ademi u paraqit standard dhe reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati nga minuta e 64-të. 

Ademi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 69-të dhe u zëvendësua në fund të takimit. 

Harry Kane është protagonist i fitores, me dy gola që realizoi në minutën e 25-të dhe të 70-tën.  

Spursat kanë bërë një hap drejt çerekfinales së Europa League, ndërsa dinamovitët i pret punë e madhe në "Maksimir".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat