Munishi zbulon ofertat për Dakun nga kampionatet evropiane

Futboll

Munishi zbulon ofertat për Dakun nga kampionatet evropiane

Më: 11 mars 2021 Në ora: 23:28
Munishi zbulon ofertat për Dakun nga kampionatet evropiane

Trajneri i njohur shqiptar, Ismet Munishi, tashmë në rolin e analistit në emisionin “Ekipi A” në televizionin ATV ka deklaruar se Mirlind Daku do të largohet nga KF Ballkani në fund të këtij kampioanti, raporton Insporti.

Munishi ka deklaruar për ish futbollistin e tij se duhet t’ia shiojmë ndeshjet e tij pasi do të jenë të fundit në elitën e futbollit tonë.

“Mirlindi ka oferta nga Belgjika dhe Franca. Ky është kampionati i fundit që e shohim Dakun në Kosovë. Është edhe një ekip nga Polonia, por këto dyja janë atraktive dhe interesante”, ka deklaroi Munishi,.

Daku sot ndaj Arbërisë shënoi het-trik duke shkuar në shifrën prej 25 golave në këtë sezon.

Sulmuesi gjilanas në Ballkan është transferuar gjatë kohës sa ishte trajner Munishi nga klubi kroat NK Osijek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat