Spanjë-Kosovë merr përmasa politike, deputeti francez habit me deklaratë

Futboll

Spanjë-Kosovë merr përmasa politike, deputeti francez habit me deklaratë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 23:33
Spanjë-Kosovë merr përmasa politike, deputeti francez habit me deklaratë

Ndeshja Spanjë-Kosovë ka marrë një vëmendje të madhe mediatike ditët e fundit.

Federata spanjolle komunikoi më parë se nuk do të lejonte të luhej himni i Kosovës si dhe shpalojsa e flamurit të saj.

Kjo solli edhe reagimin e menjëhershëm të FFK-së, duke bërë që në shtetin iberik të tërhiqen pas.

Por kjo sfidë ka marrë tashmë përmasa politike.

Është deputeti francez, Thierry Mariani, ai i cili ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Twitter” një artikull të “Sofoot“ dhe sipër tij shkruan çuditshëm: “Nëse Komisioni Europian ëndërron të sjellë Kosovën në Bashkimin Evropian, futbolli na kujton se 5 vende europiane për fat të mirë ende refuzojnë të njohin këtë territor të marrë nga Serbia si një shtet i pavarur“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat