Nota e Xhakës dhe të tjerëve

Futboll

Nota e Xhakës dhe të tjerëve

Më: 11 mars 2021 Në ora: 23:41
Nota e Xhakës dhe të tjerëve

Arsenali ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë në udhëtim te Olympiacosi, në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Londinezët triumfuan 1:3 ndaj grekëve në “Georgis Karaiskakis Stadium”.

Odegaard dhe Magalhaes ishin dy lojtarët që u vlerësuan më së larti në këtë përballje për të besuarit e trajnerit, Mikel Arteta. Ata u vlerësuan me notën 8.0 nga sajti “Whoscored.com”.

Image

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka që luajti për gjatë gjithë ndeshjes u vlerësua me notën 7.0.

Ishte Odegaard ai që hapi serinë e golave në minutën e 34-të me një super-gol.

El Arabi barazoi shifrat në minutën e 58-të të takimit.

Por, “Topçinjtë” nuk u dorëzuan dhe në minutën e 79-të e rikthyen avantazhin me Gabriel.

Kurse për golin e tretë dhe të fundit për këtë përballje e realizoi Elneny pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat