Daja: Hasani dhe Junior janë gati por do e nisin nga stoli!

Futboll

Daja: Hasani dhe Junior janë gati por do e nisin nga stoli!

Më: 12 mars 2021 Në ora: 11:13
Daja: Hasani dhe Junior janë gati por do e nisin nga stoli!

Pavarsisht momentit jo të mirë që po kalon Partizani në kampionat dhe ecurisë shumë të mirë të Tiranës në javët e fundit, Ilir Daja është besimplotë se skuadra e tij do të arrijë të marrë maksimumin në ndeshjen e të shtunës. Numri 1 i stolit të Partizanit theksoi se një sukses në derbi mund t’i japë një bonus shumë të madh psikologjik ekipit që ai drejton ndërsa shtoi se edhe një humbje në supersfidën ndaj Tiranës, nuk e nxjerr Partizanin nga objektivat duke ulur disi presionin te skuadra. Daja sqaroi edhe çështjen Junior ndërsa foli në lidhje me të dëmtuarit por në të njëjtën kohë thumboi edhe analistët.

Derbi – “Kemi pasur vazhdimësi pozitive, pavarësisht ndeshjes së fundit. Nesër është derbi dhe nuk ka lidhje çfarë kemi bërë më parë. Është ndeshje e rëndësishme dhe mbajmë përgjegjësi dhe e kemi vlerësuar shumë.  Nuk jam nga ato trajnerë që merrem me trajnerët dhe formacionet e kundërshtarëve.”

Ecuria – “Rezultatet e gjithë ekipeve sipër kanë qenë negative. Ky kampionat ka nisur me 3 nëntor dhe ka qenë shumë i ngjeshur, lojtarët e Partizanit kanë bërë vetëm 3 ditë pushim, kjo nuk ka ndodhur më parë. Nuk kemi bërë mirë këto tre javë, por kështu kanë bërë edhe kundërshtarëve dhe nisemi nga një pozicion. Vetëm Tirana ka bërë ndryshe. Derbi megjithëse është bonus i madh psikologjik, por vlen tre pikë, sa të tjerat. Nëse humbin nuk ndryshojnë objektivat. Gazetarët nuk e kanë renditur në fillim Partizanin si pretendent, por vazhdimësia jonë ka sjellë këtë vlerësim.

Mungesat – “Junior ka qenë i dëmtuar me tërheqje muskulore dhe ka rezultuar edhe pozitiv për Covid-19. Është shëruar dhe është stërvitur i veçuar. Do jetë në pankinë, më shumë për motivim. Po ashtu edhe Hasani. Nesër të gjithë do jenë të grumbulluar.”

Lodhja dhe gabimet – “Me Apoloninë dhe Skënderbeun kemi bërë ndeshje të mira, kemi qenë të motivuar dhe nuk ishte ajo, që nuk e solli fitoren. Ka qenë lodhja dhe gabimet teknike, ashtu siç kanë bërë të gjithë ekipet në Superiore, por edhe Europë, ku skuadra të mëdha kanë pasur oscilacione. Skënderbeu nuk na vodhi, por goditi vetëm dy herë portën, shtylla dhe goli.”

Pakënaqësia e specialistëve – “Keni dëgjuar specialistët, janë shumë të zotë kur janë atje në studio, por kur dalin te fusha pastaj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat