Liburni – Liqeni, finalja e Kupës së Kosovës në futsall

Futboll

Liburni – Liqeni, finalja e Kupës së Kosovës në futsall

Më: 12 mars 2021 Në ora: 11:17
Caktohen finalistët e Kupës së Kosovës

Liburni nga Gjakova dhe Liqeni nga Drenasi janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës në futsall.

Liburni qysh në ndeshjen e parë e kishte zgjidhur çështjen e kualifikimit, pasi e kishte mposhtur BB Llapin në Podujevë, me rezultat 7:2, prandaj në ndeshjen e kthimit luajti me komoditet, duke shënuar fitore me rezultat 3:1.

Ndërkohë, shumë më interesante ishte përballja në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Liqenit, ku skuadra nga Drenasi arriti ta përmbysë epërsinë e prishtinasve nga ndeshja e parë (4:5), duke fituar me rezultat 4:2.

Ndeshja finale e kësaj gare do të zhvillohet në muajin prill në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat