Dede parashikon “derbin e frikës”

Futboll

Dede parashikon “derbin e frikës”

Më: 12 mars 2021 Në ora: 12:33
Dede parashikon “derbin e frikës”

Nevil Dede ka drejtuar në këtë sezon Tiranën në dy derbi dhe në asnjërin prej tyre, nuk ka arritur që të sigurojë suksese për bardheblutë, me njw barazim e një humbje të regjistruar në sfidat përballë të kuqve.

Por sipas fjalëve të tij në “Skaner”, derbi këtë radhë është shumw i rëndësishëm pasi sheh skuadrat në pozicione të ndryshme nga ato të dy fazave të para, por me teknikët përkatës që do të kenë njw qëllim të përbashkët: të mso e humbasin këtë sfidë.

“Tirana dëshiron të vazhdojë të mbajë ritmin, është në gjendjen më të mirë. Janë në situatë ideale, me tre fitore radhazi. Kanë nj anë psikologjie të mirë, kanë qetësi. Presioni i çon që duhet ët vazhdojnë këtë seri, presin që kundërshtarët direkt të gabojnë.

Partizani vjen pas disa gabimesh që nëse nuk do t’i ndodhnin, do të ishte i pari në renditje.

Të gjithë skuadrat duan të fitojnë, por në fund fare parashikoj që asnjë nga dy trajnerët nuk do ta humbasë”, tha Dede.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat