Zbulohet e ardhmja e Douglas Costas

Futboll

Zbulohet e ardhmja e Douglas Costas

Më: 12 mars 2021 Në ora: 12:42
Douglas Costas

Sipas Tuttosport, Douglas Costa do të kthehet në Juventus në fund të sezonit.

Sulmuesi u largua nga Zonja e Vjetër në formë huazimi te Bayern Munich deri në fund të sezonit, por sipas Tuttosport, bavarezët nuk dëshirojnë ta transferojnë përfundimisht atë.

Prandaj, Douglas Costa do të kthehet në Torino në fund të këtij edicioni, por qëndrimi i tij në klub do të jetë afatshkurtër, pasi kërkon largimin nga Bianconerët.

Kontrata e Douglas Costa me Juventus skadon në 2022 dhe Zonja e Vjetër po kërkon ndonjë klub që është i interesuar të sigurojë shërbimet e tij.

Braziliani ishte lidhur me një lëvizje te Milani në afatin kalimtar të janarit.

Mattia Perin, Marko Pjaca dhe Daniele Rugani janë gjithashtu lojtarët që do të kthehen në Juventus pas huazimeve të tyre në Genoa dhe Cagliari, por edhe për këta Juventus nuk ka plane afatgjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat