Merkato te Ajax/ Leipzig përforcon sulmin, “rrëmben” talentin holandez

Futboll

Merkato te Ajax/ Leipzig përforcon sulmin, “rrëmben” talentin holandez

Më: 12 mars 2021 Në ora: 12:46
Brian Brobbe

Leipzig është i aftë në gjetjen e lojtarëve të talentuar dhe rritjen e tyre. Drejtuesit e klubit gjerman i kanë dhuruar një talent trajnerit Julian Nagelsmann.

Ai është Brian Brobbe, dhe vjen nga Ajax. 19-vjeçari aktivizohet në majë të sulmit dhe cilësohet si një nga lojtarët më premtues të futbollit holandez.

2 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren U19 tulipane numëron Brobbe, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me “Harkëtarët”.

Rinovimi nuk do ndodhë dhe Leipzig ka përfituar duke arritur akordin zyrtar me lojtarin me origjinë nga Gana.

Brobbe ka firmosur deri në verën e vitit 2025 dhe do të nisë aventurën zyrtare me klubin gjerman më datë 1 korrik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat