Prekazi kundërpërgjigjet: Batatinë, je shumë i vogël...

Futboll

Prekazi kundërpërgjigjet: Batatinë, je shumë i vogël...

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2021 Në ora: 14:52
Prekazi kundërpërgjigjet: Batatinë, je shumë i vogël...

Ish gjyqtari i mirënjohur, Nysret Prekazi, që ka ndarë drejtësinë në vitet e 80-ta po ashtu edhe në gjeneratën e sakrificës (1991-1999), ka reaguar në një shkrim të Tahir Batatinës, kryetrajneri i Llapit nga Podujeva. 

Nysret Prekazi është kushëri i Xhevat Prekazit, ish futbollist. Ai i reagon Batatinës, kur thotë për Xhevatin: “Ti kurrë nuk iu ke përgjigjur Fadil Vokrrit e as Kosovës”.

Nysreti i thotë Batatinës se je shumë i vogël.

Image

Nysret Prekazi në mes gjatë viteve të 90-ta

“Mos harro Batatinë, se Xhevati e Fadili kanë qenë në Turqi si vëllezër, atë e di unë shumë mirë e secili sportistë që i ka njohur. Me qenë ti në vend të Xhevatit e kisha kall krejt Kosovën duke e reklamuar vehten. Je shumë i vogël me përmend këtë lojtar të madh”,  komenton Nysret Prekazi.  

Image

Tahir Batatina

“I nderuar Xhevat Prekazi, edhe pse jam i ri në moshë i kam informatat e sakta nga njerëzit që janë gjallë sot në mesin tonë që ti kurrë nuk iu ke përgjigjur Fadil Vokrrit e as Kosovës sepse ti shpirtin e ke në Beograd dhe jo në Kosovë”, kështu ka shkruar mbrëmë mes të tjera Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat