Gjë e madhe të fitosh me përmbysje në Shkodër...

Futboll

Gjë e madhe të fitosh me përmbysje në Shkodër...

Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:20
Gjë e madhe të fitosh me përmbysje në Shkodër...

Trajneri i Bylisit, Dovedan, u shpreh tepër i lumtur pas triumfit me përmbysje ndaj Vllaznisë në Shkodër. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës ballshiote deklaroi:

“Jam shumë i lumtur. Ju kam thënë çunave që prisnim të fitonim. Ju thashë që në qoftë se duam 1 pikë duhet të shkojmë për 3 pikë dhe në fund fituam.

Nuk e pëson një ekip Superiore atë gol, ishte një gabim i lojtarëve tonë. Është një gjë shumë e madhe që të jesh 1-0 dhe ta kthesh lojën këtu në Shkodër, i përgëzoj çunat për këtë gjë.

Këto për ne janë 3 pikë shumë të vlefshme për të qëndruar në Kategorinë Superiore. E përgëzoj shumë Spahiun që u fut dhe u tregua serioz. E falenderoj”, u shpreh Dovedan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat