Teuta me mungesa

Futboll

Teuta me mungesa

Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:33
Teuta me mungesa

5 pikë në 3 ndeshjet e fundit nuk e kanë lejuar Teutën të marë komandën e kampionatit, pasi nuk i ka shfrytëzuar në maksimum dhuratat që kanë bërë rivalët në garën për titull. Barazimet me Kukësin dhe Bylisin sfida në të cilat ishin në avantazh kanë bërë që djemtë e detit të jenë ende në ndjekje të kryesueses Vllaznia dhe tashmë me javët që kalojnë nuk lejohen hapat fals.

Java 24-t rikthen skuadrën e Edi Martinit në shtëpi në një sfidë ndaj Kastriotit të relaksuar nga renditja dhe shkëputja që ka krijuar me ndjekësit. Fitorja në këtë përballje është një detyrim për Teutën që synon të sulmojë kreun i cili është një pikë më larg.

Për Edi Martinin kjo sfidë vjen me probleme të shumta pasi humbet disa nga lojtarët kryesorë për shkak kartonash. Renato Arapi, Albano Aleksi dhe Blagoja Todorovski kanë plotësuar numrin e 4 kartonave të verdhë dhe do të jenë mungesa të rëndësishme pasi bëhet fjalë për futbollistë të formacionit.

Nëse për durrsakët ka mungesa në formacion në krahun tjetër buzëqesh Ramazan Ndreu i cili ka grupin e plotë, me mungesat e vetme të konfirmuara prej kohësh që janë Henry Ogebugu dhe Husein Lukman. Dy ekipet e kanë nisur sezonin me një përballje në Kupë ku Teuta triumfoi 5-0, ndërkohë janë befasuar në Niko Dovana në fazën e parë me barazimin 1-1.

Një perlë e Dejvi Bregut në fazën e dytë i dha fitoren djemve të detit në duelin e luajtur në Kamëz duke marë pikët e plota në një sfidë jo shumë të mirë nga ana e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat