Selmani zbulon prapaskenën

Futboll

Selmani zbulon prapaskenën

Më: 12 mars 2021 Në ora: 17:56
Selmani zbulon prapaskenën

Gentian Selmani ndryshoi ekipi në merkaton e janarit, teksa u largua nga Menemenspori, për të kaluar te skuadra tjetër e Ligës së Parë turke, Boluspor. Gjatë merkatos së dimrit, u përfol se për portierin e Kombëtares, kishte shfaqur interes edhe klubi i madh turk i Fenerbahçes, por në fund nuk u konkretizua.

Kjo është pranuar edhe nga vetë Selmani, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat turke është shprehur se kalimi te Fenerbahçe, dështoi për shkak se këta të fundit ndryshuan trajnerin.

“Mora një ofertë nga Boluspori në merkaton e janarit dhe vendosa ta pranoja. Kohët e fundit kisha probleme te Menemenspori dhe për këtë arsye vendosa të pranoja ofertën e Bolusporit. Nuk është e lehtë të luash në këtë kampionat. Këtu gjithçka bazohet te forca fizike. Cilësia e kësaj lige është shumë e mirë.

Prioriteti ime është të jem i suksesshëm me Bolusporin, të jap gjithçka këtu. Qëllimi im është të luaj në Superligën turke. Unë jam grumbulluar dhe luaj me ekipin e Parë të Shqipërisë, dua të jem i përhershëm aty.

Fenerbahçe? Po kam marrë një ofertë nga ata. Fenerbahçe i bëri një ofertë për mua klubit të Menemensporit. Kishte negociata mes klubeve, pro ata ndryshuan trajnerin dhe gjithçka dështoi”, tha Selmani për mediat turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat