Zyrtare: Di Maria vazhdon kontratën me PSG

Futboll

Zyrtare: Di Maria vazhdon kontratën me PSG

Më: 12 mars 2021 Në ora: 18:30
Angel Di Maria

Futbollisti i Paris Saint Germain, Angel Di Maria, ka zgjatur kontratën me klubint deri në vitin 2022.

Angel Di Maria do qëndrojë në Paris të paktën edhe për një vit.

Argjentinasi ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me opsion të zgjatjes edhe për një vit.

Lajmin për zgjatjen e kontratës e ka bërë klubi parisien në uebfaqen e tij.

“Paris Saint-Germain është i lumtur të njoftojë se Angel Di Maria ka nënshkruar një zgjatje të kontratës për një vit, me një mundësi për një vit të dytë”, u tha në deklaratën e klubit.

Di Maria ka regjistruar 248 paraqitje duke shënuar 87 gola dhe duke bërë 99 asistime për klubin deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat