Saviola këshillon Ramosin: Duhet të largohet nga Reali

Futboll

Saviola këshillon Ramosin: Duhet të largohet nga Reali

Më: 12 mars 2021 Në ora: 19:02
Saviola këshillon Ramosin: Duhet të largohet nga Reali

Javier Saviola ka komentuar lamtumirën e mundshme të Sergio Ramos nga Real Madrid.

Ish-futbollisti, me një të kaluar te disa prej klubeve më të mëdhenj të Europës, ka thënë për One Football.

“Sergio ndodhet te Real Madrid prej shumë vitesh. Ndoshta ka ardhur momenti të ndryshojë. Sergio Ramos është si Messi, lojtarë që nuk mendon kurrë se do të largohen. Por besoj se tani ka ardhur momenti për të ndryshuar”.

Në lidhje me ekipin e ri të Gran Capitan: “Nuk e di nëse do të shkojë te PSG, por besoj se klubi francez mund ta ndihmojë të fitojë akoma shumë trofe. Jam i bindur se do të bëhë mirë, por duhet të ndryshojë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat