A do tentojë Interi transferimin e Messit?

Futboll

A do tentojë Interi transferimin e Messit?

Më: 12 mars 2021 Në ora: 20:02
A do tentojë Interi transferimin e Messit?

Zevendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, ka folur rreth të ardhmës së bashkkombasit të tij, Lionel Messit.

Ish-mbrojtësi argjentinas nuk ka treguar se a do tentojnë transferimin e Messit, duke shtuar se ai mendon që lojtari do mbetet në “Camp Nou”.

“Kontrata e Messit skadon në fund të sezonit, a dëshiron Interi të nënshkruajë me të? Nuk mund të themi këtë, ai është një lojtar i Barcelonës dhe ka kaluar gjithë karrierën e tij atje. Mendoj se ai do të vazhdojë të luajë atje. Ne jemi të përqendruar në grupin e lojtarëve që kemi” – ka deklaruar Zanetti.

Ndryshe, e ardhmja e Lionel Messit vazhdon të mbetet e paqartë që nga viti i kaluar, kur ai ishte pranë largimit.

33 vjeçari ka kontratë të vlefshme me kataluansit deri më 30 qershor të këtij viti, teksa mbetet të shihet nëse do nënshkruajë kontratë të re apo do transferohet diku tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat