Rrogat e prapambetura, stafi i ekipit hedh në gjyq Suning

Futboll

Rrogat e prapambetura, stafi i ekipit hedh në gjyq Suning

Më: 12 mars 2021 Në ora: 20:20
Rrogat e prapambetura, stafi i ekipit hedh në gjyq Suning

Stafi i Jiangsu FC ka vendosur të hedhë në gjyq pronësinë e grupit Suning për mosrespektimin e marrëveshjes për pagesën e rrogave të prapambetur.

Një studio ligjore e Nanjing-ut është punësuar që të hedhë në gjyq klubin, që më 28 shkurtin e kaluar kaa lajmëruar ndërprerjen e aktiviteteve.

Lajmi është dhënë nga portali kinez Titan Sport Plus, që ka shpjeguar se nisma nuk ka lidhje as me futbollistët dhe as me trajnerët e skuadrës kampione të Kinës në fuqi.

Grupi Suning ka komunikuar fundin e aktivitetit sportiv në Kinë para disa javësh, me një komunikim zyrtar ku shpjegonte se “për shkak të disa elementeve jashtë kontrollit tonë, Jiangsu Football Club nuk   mund të garantojë vazhdimin e aktivitetit”.

“Nga tani e në vazhdim, – vazhdonte komunikata, – Jiangsu Football Club do të ndalet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat