Mikel Arteta flet para derbit me Tottenhamin

Futboll

Mikel Arteta flet para derbit me Tottenhamin

Më: 12 mars 2021 Në ora: 22:04
Mikel Arteta

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shprehur optimist për ndeshjen e së dielës që Arsenali do e luajë me rivalin londinez, Tottenham Hotspur.

Arsenali dhe Tottenhami do përballen ne Emirates të dielën në orën 17:30, dhe Mikel Arteta e di se çka i duhet skuadrës për të dalë triumfues nga ky duel.

Arteta theksoi se mentaliteti është aspekti kryesor nëse “The Gunners” dëshirojnë të kenë sukses ndaj skuadrave të mëdha.

“Niveli i lidershipit, pasioni me të cilin luani dhe besimi që keni në skuadër, për të luftuar për çdo top për 96 minuta, atëherë kjo do ishte mënyra e fitores” tha ai.

“Çdo lojë është e ndryshme dhe duhet të gjesh mënyrën për ti fituar ato. Ka disa gjëra që janë bazike dhe duhet ti aplikoni ato”, shtoi ai.

“Ndonjëherë ka disa gjëra që ju duhet t’i kontrolloni për shkak të kundërshtarit, për shkak të rrethanave. Ky është një proces në të cilin jemi dhe duhet të përmirësohemi shumë që të jemi në gjendje të luftojmë me skuadrat më të mira”, përfundoi Mikel Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat