Gasperini i fokusuar për ndeshjen ndaj Real Madridit

Futboll

Gasperini i fokusuar për ndeshjen ndaj Real Madridit

Më: 12 mars 2021 Në ora: 23:48
Gian Piero Gasperini

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ka deklaruar se fokusi i Atalantas është tek ndeshja ndaj Real Madridit në mesjavë.

Gian Piero Gasperini u përqendrua menjëherë në ndeshjen e madhe kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve pas fitores 3-1 ndaj Spezias në kuadër të xhiros së 27-të të Serie A.

Mario Pasalic shënoi dy gola dhe Luis Muriel iu bashkua listës së realizatorëve, për të ndihmuar Atalantan të sigurojë tre pikë të rëndësishme në Serie A.

Por, Gasperini pas ndeshjes nuk deshi të flasë për ndeshjen e sotme, duke u fokusuar tek ajo me “Los Blancos”.

Atalanta pësoi në Bergamo nga Reali me rezultatin 1-0 dhe Gasperini deklaroi se skaudra e tij do bëjë gjitçka që ta rikthejë këtë ndeshje të komplikuar.

“Le të mos shkojmë atje për të bërë një shëtitje”, tha ai.

“Është një rezultat i vështirë për t’u kthyer, do të ishte i komplikuar gjithsesi, aq më pak me një skuadër si Reali”, shtoi ai.

“Në ndeshjen e parë kemi luajtur një ndeshje të dhimbshme, mbrojtëse, dhe nuk kemi qenë në gjendje të luajmë 11 kundër 11, por do të shohim”, tha Gasperini.

“Shpresojmë të kualifikohemi tutje. Ne jemi krenar që e luajmë një ndeshje të tillë dhe do të japim gjithçka për kualifikimin”, përfundoi Gian Piero Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat