Munishi nis punën te SC Gjilani, prezantohet para lojtarëve

Futboll

Munishi nis punën te SC Gjilani, prezantohet para lojtarëve

Më: 13 mars 2021 Në ora: 11:59
Munishi nis punën te SC Gjilani, prezantohet para lojtarëve

Trajneri Ismet Munishi e ka nisur aventurën e tij edhe zyrtarit te SC Gjilani.

Trajner njohur është prezantuar para futbollistëve nga presidenti i klubit Florim Zuka, ku e ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore.

Munishi ka përshëndetur gjithë futbollistët, teksa ka mbajtur një fjalim të shkurtër para tyre.

Ai e ka prezantuar edhe stafin me të cilin do të punojë te ‘kuqebardhët’ duke bërë disa ndryshime të vogla në shtabin teknik.

Kështu Agim Maliqi do të jetë ndihmësi i tij i parë, i cili do ta zëvendësojë Granit Dervishollin që largohet së bashku me Bylbyl Sokolin.

Alban Hyseni gjithashtu do të jetë asistent i Munishit, ndërkohë që Enver Sermaxhaj do vazhdojë të mbetet trajner i portierëve.

Kjo njëherit do të jetë seanca e vetme stërvitore e Munishit para sfidës ndaj Trepçës ’89 e cila zhvillohet të dielën më 14 mars me fillim nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat