Feronikeli – Prishtina, Besa – Llapi, formacionet

Futboll

Feronikeli – Prishtina, Besa – Llapi, formacionet

Më: 13 mars 2021 Në ora: 13:01
Feronikeli – Prishtina, Besa – Llapi, formacionet

Java e 25-të në Superligën e Kosovë fillon sot me dy përballje në program.

Prishtina vazhdon rrugëtimin për ta fituar titullin kampion, derisa ndalesën e radhës do ta bëj në Drenas, me ç’rast takohet me Feronikelin.

Skuadra e Klodian Duros nuk është se po kalon në një formë të mirë rezultatesh, por përballjet derbi si ajo ndaj Prishtinës janë gjithmonë motiv shtesë për t’u luajtur.

Me synimin e vetëm fitoren, dy skuadrat do të përballen në “Rexhep Rexhepi” në sfidën që nis nga ora 13:00.

Në orarin e njejtë do të zhvillohet edhe dueli tjetër në Brestovik të Pejës. Besa është nikoqire e Llapit që synon të dal nga kjo ‘mini-krizë’ e rezultateve.

Skuadra e Tahir Batatinës e di mjaft mirë se sa i vështirë është ai terren, pasi që ka barazuar në sfidën e parë kampionale me rezultat 2-2.

Për llapjanët përveç tri pikëve, çdo rezultat tjetër do të ishte dështim, derisa vendasit synojnë të shkaktojnë befasi.

13:00 Feronikeli – Prishtina

Feronikeli: Smakiqi, Thaqi, Pllana, Malaj, Lloshi, Carioca, Dabiqaj, Milickovic, Hoti, Simonovski, Maliqi. Kryetrajner: Klodian Duro

Prishtina: Haxho, Besnik Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Boshnjaku, Qendrim Zyba, Endrit Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

13:00 Besa – Llapi

Besa:Kolaj, Ajdini, Salihu, Tahiri, Sheqerolli, Halili, Idrizi, Ethmane, Syla, Brruti, Xhaka

Llapi: Coric, Peposhi, Prenci, Idrizi, Emini, Shabani, Haliti,Hoti, Sadriu, Ar.Ramadani, Januzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat