40 mijë sterlina për një super qen

Futboll

40 mijë sterlina për një super qen

Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:12
40 mijë sterlina për një super qen

Mbrojtësi i Manchester City-t, Kyle Walker, ka vendosur t’i besojë një qeni roje për parandaluar vjedhje të mundshme.

Siç ka bërë të ditur The Sun, në fakt, anglezi ka blerë një doberman me emrin Apollo për të mbrojtur pronën e tij.

Një qen me aftësi të veçanta që i ka kushtuar lojtarit plot 40 mijë euro.

“Stërvitja po vazhdon, por Kyle Walker nuk do të jetë i zhgënjyer nga Apollo kur të jetë gati”, ka thënë një burim për të përditshmen angleze.

“Do të ruajë hyrjen dhe do të jetë në gjendje të bëjë kontrolle në të gjithë perimetrin e shtëpisë. Qëllimi i tij do të jetë të mbrojë të gjithë banorët e shtëpisë”.

Emri Apollo i është vënë në nder të Apollo Creed, rivali historik i Rocky-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat