Demi: Jemi 3-4 skuadra në garë për titullin

Futboll

Demi: Jemi 3-4 skuadra në garë për titullin

Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:30
Demi: Jemi 3-4 skuadra në garë për titullin

Pas fitores së Partizanit ndaj bardhebluve, në derbin e sotëm, ka folur presidenti Gaz Demi.

Kuptohet, i lumtur për suksesin, por thekson se ka ende mjaft rrugë deri te titulli, sipas tij: “Mbas një ecurie shumë të dobët në 2 ndeshjet e fundit, sot bëmë një ndeshje të mirë. Mendoj që e merituam fitoren.

Për titullin ka kohë akoma. Janë edhe 12 ndeshje. Jemi edhe ne aty afër, si 3-4 skuadra të tjera. Shpresojmë të shkojë mirë.

Tiranën matematika e lejon që të jetë edhe për titull. Ka akoma kohë deri në fund të kampionatit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat