Flet trajneri i Prishtinës pas humbjes në Drenas

Futboll

Flet trajneri i Prishtinës pas humbjes në Drenas

Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:40
Flet trajneri i Prishtinës pas humbjes në Drenas

FC Prishtina është ndalur pas 18 ndeshjeve në Drenas nga Feronikeli, e cila e mposhti me rezultat të pastër 2:0.

Ishin dy golat e sulmuesit, Simonovski që ia dhanë pikët maksimale “Industrialistëve”.

Kjo disfatë ishte e para për kryeqytetasit pas 18 ndeshjeve në të gjitha garat.

Trajneri i FC Prishtinës, Zekirija Ramdani ka thënë pas ndeshjes se kjo humbje nuk do të ndikojë negativisht te skuadra që ai drejton.

Ramadani ka shtuar se kjo humbje duhet të harrohet dhe fokusi duhet të jetë në ndeshjen e radhës.

“Çdo humbje është e hidhur. Humbja pas 18 ndeshjeve ndikon në aspektin psikologjik. Ishte ndeshje e barabartë, e vështirë. Djemtë e dhanë maksimumin, nuk shkoi loja jonë defensive, që është meritë e Feronikelit. Humbja duhet harruar sa më shpejtë, dhe duhet fokusuar në duelet e radhës.

Nuk mendoj se kjo humbje do të na demotivojë. Normal që është keq që nuk e fiton takimin, mirëpo, kemi eksperiencën e duhur brenda ekipit, dhe duhet të shohim përpara. Do ta bëjmë analizën, nëse ka nevojë për ndryshime do të bëjmë”, tha Ramadani për “ArtSport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat