Premier League, deri në 10 mijë spektatorë

Futboll

Premier League, deri në 10 mijë spektatorë

Më: 13 mars 2021 Në ora: 17:53
Premier League, deri në 10 mijë spektatorë

Premier League synon të ketë në stadiume deri në 10 mijë tifozë për dy ndeshjet e fundit të kampionatit.

Kjo do të ndohë me kusht që strategjia për të dalë vendi nga izolimi do të jetë e suksesshme.

Në javët e kaluara, kryeministri Boris Johnson ka prezantuar një strategji të ndarë në katër faza. Në fazën e tretë, që do të niste nga 17 maji, hyn në lojë futbolli.

Në këtë periudhë duhet të jenë hequr një pjesë të masave shtrënguese.

Në mënyrë që çdo skuadër të ketë një ndeshje në shtëpi me publik, do të duhet të ndryshohet kalendari dhe të shtyhet me pak ditë java e parafundit, e programuar fillimisht më 15 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat