Ky është Ivica që e donte Kujtimin, por politika...

Futboll

Ky është Ivica që e donte Kujtimin, por politika...

Nga: Kemajl Goca Më: 13 mars 2021 Në ora: 20:05
Ky është Ivica Osim që e donte Kujtimin, por politika...

Sportistët shqiptarët ishin peng i politikës së komunizmit ish jugosllav dhe shovenizmit serb. Shqiptarët për t’u ftuar në reprezentacionet e asaj kohe, të një shtetit artificial, u dashtë me qenë dhjetë herë më të mirë se një serb. 

Kujtim Shalës iu bë e padrejtë e madhe në vitin 1990. 

Politika idiote ish jugosllave dhe serbët, ishin ata që e penguan dhe nuk e donin Kujtim Shalën.

Image

Kujtim Shala

Kështu Shala nuk u ftua në atë reprezentacion të atij shtetit që vdiq në verën e vitit 1991. Ivica Osim ka qenë selektor në ato vite dhe e donte me shpirt Shalën, por politika e urrente si shqiptar.

Shala luante për Dinamon e madhe të Zagrebit!  “A po e shihni lojën e Kujtim Shalës?! Ky po ju mban leksione të gjithëve, dhashtë Zoti të gjithë të motivohen nga ky!”, kjo ishte deklarata më e famshme e Osimit, që për një moment shtangu ish jugosllavët!

 “Shala me ka fascinuar me përgatitjen fizike, edhe ta shohim se si deri në Kampionatin Botëror (në Itali 1990) do t’i renditi figurat, pra kush e meriton ftohet, pa martë parasysh prejardhjen e individit!”.”, kjo ishte deklarata e Osimit. Por Shala nuk u ftuar kurrë sepse shikohej si shqiptar nacionalist, urrehej nga ajo politikë. 

Shala kokëfortë, me 17 tetor të vitit 1990, veshi fanellën e Kombëtares së Kroacisë, duke luajtur ndeshje revyale ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës,. Ndeshje që ishte luajtur në “Maksimir”, fituan kroatët me rezultat 2:1,ndërsa ish jugosllavët dhe serbët, gati iu doli flaka, SHBA-të në “Maksimir”, Kroacia me kombëtare ende pa u shkatërruar tërësisht ajo ish Jugosllavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat