Zidane: Përmbysja e sotme tregoi se kush jemi!

Futboll

Zidane: Përmbysja e sotme tregoi se kush jemi!

Më: 13 mars 2021 Në ora: 21:27
Zidane: Përmbysja e sotme tregoi se kush jemi!

Zinedine Zidane është shfaqur i lumtur sot pas fitores ndaj Elches më përmbysje 2-1. Edhe pse dukej një ndeshje shumë e lehtë në letër, madrilenët fituan me shumë vështirësi dhe për Zidane, ky tre pikësh tregon shumë për Realin e tij.

“Harmonia, kjo është e gjitha çka duhet. Ishte një përmbysje që tregon shumë.

Ne besojmë në atë çfarë bëjmë. Krijuam shumë raste edhe përpara se të pësonim gol, por nuk i shfrytëzuam siç duhet.

Gjithsesi, me durim dhe besim morëm një fitore që vlen.

Ishin 2 gola të bukur nga djemtë. Kur Elche shënoi na duhet të tregoheshim të duruar dhe të matur dhe kjo ishte ajo që bëmë. Në fund ajo që ka rëndësi është fitorja dhe tani le të përqendrohemi në ndeshjen e radhës, që gjithashtu ka shumë rëndësi për ne”, përfundoi Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat