Pirlo: Ronaldo mbetet në qendër të projektit

Futboll

Pirlo: Ronaldo mbetet në qendër të projektit

Më: 14 mars 2021 Në ora: 09:08
Andrea Pirlo

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, duke folur para ndeshjes ndaj Cagliarit, ka shpalosur objektivat e skuadrës.

Juventusi pësoi shok ditë më parë kur u eliminua nga Porto në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pirlo shpalosi objektivat e skuadrës dhe foli për gjendjen e Ronaldos, për të cilin u spekulua një rikthim në Real Madrid.

“Nesër do jetë një ndeshje e rëndësishme, sidomos pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Dua të shoh krenari dhe shpirt skuadre, gjithmonë kam kërkuar të kemi entuziazëm”, tha ai.

“Sezoni ynë nuk ka përfunduar të mërkurën, kemi dëshirë dhe vullnet të madh, jemi Juventusi. Keqardhje që u eliminuam nga Liga e Kampionëve, por tani duhet të qasemi ndeshje pas ndeshje dhe të punojmë më shumë në stërvitje dhe të jemi më cinikë”, tha Pirlo.

Pirlo u përgjigj edhe për Ronaldon.

“Është mirë, i zhgënjyer sigurisht. Por është stërvitur mirë, mund të luajë. Largimi? Është normale të ketë zëra të tillë, ai është një person i rëndësishëm dhe gjithmonë flitet për të, por gjithmonë ka bërë mirë”, shtoi ai.

“Është e vërtetë që flitet për projekt me të rinjtë, por në këtë projekt është janë të inkuadruar Ronaldo, Buffon, Chiellini dhe Bonucci”, përfundoi Andrea Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat