PSG përgatit goditjen e madhe

Futboll

PSG përgatit goditjen e madhe

Më: 14 mars 2021 Në ora: 11:04
PSG përgatit goditjen e madhe

PSG po mendon për merkaton e verës dhe drejtori sportiv Leonardo ka nisur kontaktet e para. “Footmercato” bën me dije se braziliani do të ketë një takim me agjentin Mino Raiola.

PSG kërkon të përforcojë mesfushën dhe emri kryesor në listën e francezëve është Paul Pogba. Francezi nuk ndihet i lumtur te Manchester United dhe largimi i tij është thuajse i sigurt.

Drejtuesit e PSG kërkojnë të përfitojnë nga situata dhe të bindin mesfushorin, që gjithashtu pëlqehet edhe nga Real Madrid.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Leonardo do të bindë Raiolan, që është edhe influenca kryesore në vendimet e Paul Pogba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat