Turpi serb, trajneri sulmon dhe ja si e fyen gjyqtaren femër, reagon edhe policia

Futboll

Turpi serb, trajneri sulmon dhe ja si e fyen gjyqtaren femër, reagon edhe policia

Më: 14 mars 2021 Në ora: 11:10
Turpi serb, trajneri sulmon dhe ja si e fyen gjyqtaren femër, reagon edhe policia

Turpi serb! Si gjithmonë serb njihet me sjellje primitive.

Ndeshja e Ligës së Parë të Serbisë midis skuadrave Trayal dhe Dinamo nga Vranje u shënua nga sjellja skandaloze e trajnerit të Vranjes, Dragan Antiq Reck.

Ndeshja në Krushevc përfundoi me rezultatin 0:0, por fusha nuk ishte ‘e bardhë’ si rezultati.

Gjegjësisht, Recko u përjashtua në pjesën e dytë për shkak të sjelljes së papërshtatshme ndaj gjyqtares femër.

Recko fyeu arbitren e 4, Jelena Mitroviq.

“Si po vepron, ta q** mamanë tënde”, bërtiti Reck i zemëruar.

Antiq poashtu refuzoi të shkonte në dhomën e zhveshjes dhe vazhdoi ta sulmonte vajzën. Duhej të reagonin rojet, të cilët me shumë telashe larguan trajnerin agresiv të Vranjes.

Sidoqoftë, ky nuk ishte fundi…

Recko më vonë u ngjit në çatinë e tunelit që çonte në dhomat e zhveshjes, në mënyrë që të shikonte ndeshjen nga ai vend, kështu që policia duhej të reagonte gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat