Derbi i Londrës veriore

Futboll

Derbi i Londrës veriore

Më: 14 mars 2021 Në ora: 11:27
Derbi i Londrës veriore

Një ndër sfidat më interesante të fundjavës do të luhet në kampionatin francez. Lille dhe Monaco janë dy ndër skuadrat më të mira të këtij edicioni në Le Championnat, megjithatë klubi nga Principata që drejtohet nga trajneri Niko Kovac ka mundësinë për ta ngushtuar në vetëm 4 pikë diferencën ndërmjet tyre.

Vendasit do të kenë avantazhin e faktorit fushë, duke patur parasysh që takimi do të mbahet në Montecarlo, në orën 17:05, sidoqoftë më pak se gjysmë ore më vonë në ishull do të zhvillohet derbi i famshëm i Londrës Veriore.

Në fazën e parë Jose Mourinho i la zotërimin e topit kolegut të tij Mikel Arteta dhe për hir të së vërtetës “topcinjtë” e kontrolluan sferën në nivelin 69%, por gjithsesi atë duel e fituan qartësisht “spurs’, që ia dolën për të shënuar dy gola që në fraksionin hapës të ndeshjes, me anë të dyshes më të mirë të Premier League-s Son–Kane, ndërsa tani sfida e kthimit do të mbahet në Stadiumin Emirates dhe dy ekipet duhet të mbledhin forcat për të lënë mënjanë lodhjen e mesjavës në Europa league, për të synuar përmirësimin e pozitave dhe një afrim të mundshëm me Zonën Champions.

Zonë që është mbipopulluar dhe është bërë vërtet shumë interesante, për të cilën një interes tepër të veçantë ngjall gjithashtu edhe takimi i mbrëmjes, në orën 20:15 në Old Trafford ndërmjet Manchester United dhe Ëest Ham-it që drejtohet ng aish-trajneri i djajve të kuq David Moyes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat