Simeone: Po na ndjekin dy përbindësha

Futboll

Simeone: Po na ndjekin dy përbindësha

Më: 14 mars 2021 Në ora: 11:43
Simeone: Po na ndjekin dy përbindësha

Real Madridi dhe Barcelona nuk do të humbasin më këtë sezon në garë për titull në La Liga, thotë Diego Simeone, i cili ndien se skuadra e tij është duke u ndjekur nga dy përbindësha.

Atletico është lider i La Ligës për pjesën më të madhe të këtij sezoni, por i ka lejuar dy rivalët e vet t’i afrohen shumë pranë në javët e fundit.

Atletico i ka fituar vetëm tri prej tetë ndeshjeve të fundit në ligë dhe barazimi 0:0 me Getafen të shtunën shënon dështimin e radhës për të.

Kjo e bën Simeonen të jetë i vetëdijshëm për shpejtësinë me të cilën Madridi dhe Barça po i afrohen skuadrës së tij.

“Do të largohem nga këtu duke e ditur se ekipi është duke luajtur mirë. Duhet të jemi më të qetë. Ne e dimë se Real Madridi dhe Barcelona nuk do të humbasin deri në fund të sezonit”, tha Simeone.

Në lidhje me presionin që vjen me të qenët lider i La Ligës, argjentinasi shtoi: “Është normale. Ne kemi gati gjithë sezonin që jemi liderë. Kanë mbetur edhe 11 ndeshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat