Haaland më i fuqishëm se Ramos?

Futboll

Haaland më i fuqishëm se Ramos?

Më: 14 mars 2021 Në ora: 12:22
Haaland më i fuqishëm se Ramos?

Takimi i parë i Erling Haaland me Sergio Ramos për këtë të fundit mbase nuk ka shkuar siç e kishe pritur, shkruan Insporti.

Haaland po luante për klubin e Red Bull Salzburg kundër Real Madridit në një miqësore para-sezonale në gusht të vitit 2019.

Kapiteni i Los Blancos është një nga mbrojtësit më fizikë, me të gjitha veprimet, por ai nuk ‘ia doli’ në takimin e parë ndaj Haalandit.

Në një video që ka shkuar viral shihet ylli norvegjez, Haaland, duke shyrë me të gjithë trupin përtoke qendërmbrojtësin spanjoll, Sergio Ramos.

Ndryshe, në Dortmund, Haaland ka shënuar 45 gola në 46 ndeshje dhe një mori klubesh elitare evropiane janë në radhë për nënshkrimin e ish-lojtarit të Molde, duke përfshirë Barcelonën, Real Madridin, Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat