Laporta siguron përforcimin e parë për Barcelonën

Futboll

Laporta siguron përforcimin e parë për Barcelonën

Më: 14 mars 2021 Në ora: 12:37
Laporta siguron përforcimin e parë për Barcelonën

Pasi u zgjodh edhe për një mandat si President te FC Barcelona, Joan Laporta, raportohet se tashmë ka siguruar përforcimin e parë.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Laporta ka bindur Sergio Agueron që t’i bashkohet katalunasve dhe se marrëveshje tashmë është arritur.

Sulmuesi argjentinas do të kalojë te Barcelona si lojtar i lirë, pasi në fundin e këtij sezoni i skadon kontrata me Manchester Cityn.

32 vjeçari thuhet se do nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023.

Kontrata pritet të nënshkruhet në momentin kur Laporta ta marrë edhe zyrtarisht postin e të parit te FC Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat