E pabesueshme çfarë ndodh te PSG-ja?

Futboll

E pabesueshme çfarë ndodh te PSG-ja?

Më: 14 mars 2021 Në ora: 14:07
E pabesueshme çfarë ndodh te PSG-ja?

Është e pabesueshme ajo që ndodh te PSG-ja me trajnerët.

Pak muaj më parë, ish-trajneri i parisienëve, Thomas Tuhel pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes me skuadrën, që e detyroi atë të qëndrojë për një kohë të gjatë me paterica.

E  njëjta gjë i ka ndodhur edhe trajnerit aktual, Mauricio Poçetino i cili është dëmtuar gjatë stërvitjes së djeshme me skuadrën.

Argjentinasi ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë stërvitjes, që e ka detyruar të qëndrojë pak i distancuar nga skuadra.

Gjithsesi nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të rëndë dhe do të jetë në stol për ndeshjen e sotme me Nantes në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat